Shpallet thirrje e re për mbështetje financiare të startup dhe spinoff kompanive në Maqedoni - Bota Sot
Shpallet thirrje e re për mbështetje financiare të startup dhe spinoff kompanive në Maqedoni

Maqedonia

Shpallet thirrje e re për mbështetje financiare të startup dhe spinoff kompanive në Maqedoni

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Fondi për risi dhe zhvillim teknologjik e ka publikuar thirrjen e re publike për mbështetje financiare të kompanive të reja startup dhe spinoff.

Në qendër të këtij programi të mbështetur nga Banka Botërore (BB) janë të rinjtë, ndërsa qëllimi është nxitja e risive përmes hulumtimit dhe zhvillimit të afarizmit të ri.

Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje është një milionë euro, ndërsa shumë maksimale që do të jepet është deri 85% nga vlera e projektit, respektivisht deri 30 mijë euro.

Pjesa e mbetur duhet të mbulohet nga vetë aplikuesi.

Thirrja publike është shpallur sot dhe do të zgjatë deri më 11 dhjetor të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test