Xhaferi: Çdo ditë është një betejë për jetë më të mirë

Maqedonia

Xhaferi: Çdo ditë është një betejë për jetë më të mirë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:06
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë.

“Më lejoni si kryetar i Kuvendit, në emër të deputetëve të shtëpisë ligjdhënëse, të uroj 23 tetorin, i cili në bazë të Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë shënohet si Dita e luftës revolucionare të Republikës së Maqedonisë, uroj që këtë ditë ta kaloni në disponim të mirë në rrethin e më të afërmve”, thuhet në mesazhin e urimin të Talat Xhaferi.

Në mesazh më tej Xhaferi thekson se “kjo ditë duhet të na kujtojë se në jetë çdo ditë është luftë, luftë për jetë më të mirë, luftë për ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të shëndoshë, luftë për stabilitet politik, për shtet të zhvilluar ekonomik, me ardhmëri të ndritur, për një shtëpi të sigurtë për të gjithë qytetarët tanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat