Tre persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Maqedonia

Tre persona të lënduar në aksidente trafiku në Shkup

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda në tre nga gjithsej 16 aksidente komunikacioni që gjatë dy ditëve të ardhshme kanë ndodhur në Shkup. Në 12 aksidente nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë dy ditëve policia ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh shkeljeve. 55 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 9 shoferë kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, shtatë shoferë nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve.

Gjithashtu nga SPB njoftojnë se janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 42 shoferë, prej të cilëve 13 kanë drejtuar makinën nën drejtim të alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat