OBRM-PDUKM: Zaevi dhe Sheqerinska janë problemi i shtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi dhe Sheqerinska janë problemi i shtetit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:17
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi dhe Radmilla Sheqerinska nuk mund të jenë zgjidhje për problemet e Maqedonisë, pasi sipas tyre, ata janë problemi i shtetit.

Nga OBRM-PDUKM thonë se “asgjë nuk kanë plotësuar nga ajo që e kanë premtuar dhe synimi i tyre është ndryshimi i emrit të shtetit”.

“Në vend të jetës që premtuan, sollën vetëm tym. Nuk ka asgjë nga 500 euro rrogë, nga kthimi i TVSH-së, investime, rrugë të reja, ndihmë për bujqit, paga për mjekët deri 100 mijë denarë. Për këtë arsye kemi kriminel në çdo hap”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Maqedonisë po i ndodh “e premtja e zezë”, ndërsa deputetët e tyre që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese i quan tradhtarë të atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat