Gruevski injoron gazetarët, nuk flet për përçarjet në OBRM-PDUKM

Maqedonia

Gruevski injoron gazetarët, nuk flet për përçarjet në OBRM-PDUKM

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 10:51
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, me 15 minuta vonesë ka arritur në Gjykatën Penale ku po mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Titanik”, në të cilën ai është i akuzuar nga Prokuroria Speciale.

Ai gjatë hyrjes në gjykatë ka injoruar gazetarët duke biseduar në telefon dhe nuk është përgjigjur në pyetjet e tyre lidhur me vendimin për burgosjen e tij, si dhe trazirat që po ndodhin kohëve të fundit në OBRM-PDUKM.

Përndryshe, në seancën e sotme për lëndën “Titanik” pritet të dëgjohen 400 “bombat” e papublikuara, të cilat janë pjesë e dëshmive materiale të propozuara nga PSP-ja.

Në lëndën “Titanik” të akuzuarit ngarkohen për mashtrime zgjedhore, dëmtim të së drejtës së votës, ryshfet gjatë votimeve, si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat