Maqedoni, javën e ardhshme fillon debati për rebalancin e buxhetit

Maqedonia

Maqedoni, javën e ardhshme fillon debati për rebalancin e buxhetit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:01
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë javën e ardhshme do të fillojë debati për rebalancin e buxhetit për vitin 2018.

Për të hënën është caktuar seancë në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ndërsa sipas Rregullores së Kuvendit, debati në komision zgjatë 10 ditë pune.

Qeveria më 13 tetor miratoi propozimin për rebalanc të buxhetit, ku sipas rebalancit ka ulje në të ardhurat dhe të dalurat prej 0.5 për qind.

Me rebalancin e buxhetit, ulje të mjeteve do të ketë për projektet e gazifikimit dhe ndërtimin e Qendrës Klinike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat