Mijallkov në zgjedhjet e 2013-tës: Ahmeti dhe Thaçi do të sigurojnë 800 vota për ne

Maqedonia

Mijallkov në zgjedhjet e 2013-tës: Ahmeti dhe Thaçi do të sigurojnë 800 vota për ne

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:29
Sasho Mijallkov

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Në seancën e sotme janë lëshuar “bomba” të padëgjuara më parë, të cilat PSP i ka propozuar si dëshmi materiale në procesin gjyqësor.

Në një bisedë të lëshuar në seancën e sotme e cila është bërë më 29 mars të vitit 2013, dëgjohet ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov duke biseduar me Mile Janakieskit, të cilit i tregon se është marrë vesh me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin që ata t’i sigurojnë nga 400 vota për kandidatin e OBRM-PDUKM-së në Komunën Qendër.

“Nesër për çdo shtëpi duhet të ketë person që do t’i transportojë nga shtëpia. I njëjti sistem është bërë edhe me Thaçin. Ata do të njoftohen dhe do të votojnë për ne. 400 nga BDI dhe 400 nga PDSH, 800 vota”, i thotë Mijallkov Janakieskit.

Këto biseda telefonike janë bërë disa ditë para rrethit të dytë të votimeve për zgjedhjet lokale të vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat