Punëtorët e sporteleve të Postës së Maqedonisë kanë vjedhur rreth 166 mijë denarë

Maqedonia

Punëtorët e sporteleve të Postës së Maqedonisë kanë vjedhur rreth 166 mijë denarë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 15:25
Foto

Dy të punësuar në sportelet e filialës së Postës së Maqedonisë në Manastir, në mënyrë joligjore kanë vjedhur 165.942 denarë.

Nga policia njoftojnë se bëhet fjalë për dy persona të moshës 52 dhe 53 vjeçare, me inicialet L.G dhe V.S nga rrethina e Manastirit.

“Muajin e kaluar i padituri i parë, i punësuar në sportel në Postën e Maqedonisë filiala në Manastir, në mënyrë joligjore ka marrë mjete të dy postave të fshatrave Capari dhe Kazhani në vlerë prej 142.432 denarë. I padituri i dytë, gjithashtu i punësuar në sportel në filialën në Manastir, në mënyrë joligjore ka marrë para në vlerë prej 22.510 denarë, të cilat kanë qenë të dedikuara për postën e fshatit Kukureçani”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat