Xhaferi do të udhëheqë komisionin për pajtim, pritet qëndrimi i VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Xhaferi do të udhëheqë komisionin për pajtim, pritet qëndrimi i VMRO-DPMNE-së

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:11
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sipas gjitha gjasave do ta udhëheqë komisionin për pajtim  që do të formohej me iniciativë të tetë deputetëve, por do të pritet qëndrimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së opozitare.

Ky është njëri nga konkluzionet në seancën e sotme të koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit Xhaferi, e para pas votimit për ndryshimet kushtetuese të premten.

Në Kuvend pritet edhe informacion se a do të formojnë tetë deputetët e opozitës të cilët votuan “për” grup parlamentar gjegjësisht si do të jetë veprimtaria e tyre e mëtutjeshme në Parlament. Sipas burimeve parlamentare, tetë deputetët kanë takim pas të cilit do të kumtohet se si do të funksionojnë në Kuvend. Për momentin deri te Kabineti i kryetarit të Kuvendit nuk ka arritur njoftim për grup të ri parlamentar, lajmëron MIA.

Vazhdon seanca plenare në të cilën nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare marrin pjesë vetëm dy deputetë, si dhe Panço Minov, i cili paralajmëroi se do ta lëshojë grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së pas shkarkimit të nënkryetarit të partisë Mitko Jançev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat