Zaev: Pres që opozita të kyçet në pjesën e sugjerimeve për amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Zaev: Pres që opozita të kyçet në pjesën e sugjerimeve për amendamentet kushtetuese

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:59
Zoran Zaev

Mbetem i hapur për inkluzivitet të opozitës në pjesën e sugjerimeve për përforcimin e identitetit, garancinë e përcaktimit dhe votimin në Greqi, integrimin tonë në BE, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve kur do t'i dorëzojnë amendamentet kushtetuese që i përpilojnë në Kuvend.

Ai paralajmëroi se do të ketë konsultime me të gjitha grupet e deputetëve.

“Dua të realizojë takim fillestarë konsultativ, do të thotë formalizim siç është paraparë. Qeveria miraton projekt-amendamente, i dorëzon në Parlament, por para debatit unë premtova se së bashku do të ulemi në Parlament dhe do t’i përpilojmë amendamentet. Nëse deputetët janë të gatshëm nesër, nesër do ta bëjmë këtë, edhe pse seanca për pyetje të deputetëve është shtyrë për më 31 tetor. Nesër është moment i bukur ta bëjmë këtë, nëse jo të premten, mundemi gjatë fundjavës, mundem javën e ardhshme. Është mirë të ulemi më herët, lehtë është të bëhet kjo, sepse tashmë i kemi debatuar edhe drejtimet në të cilat do të lëvizin amendamentet”, theksoi kryeministri gjatë vizitës së lokalitetit arkeologjik Stobi.

Ashtu si aspektet tjera të cilat ishin të rëndësishme, shtoi Zaev, ja sot, nesër, pasnesër do të fillojnë konsultimet e para rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat