Taravari: Nëse amendamentet tona nuk kalojnë, është e mundur që ta bllokojmë procesin

Maqedonia

Taravari: Nëse amendamentet tona nuk kalojnë, është e mundur që ta bllokojmë procesin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:53
Arben Taravari

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nëse shumica nuk i pranon kërkesat e Aleancës për Shqiptarët, gjuha shqipe të vendoset si zyrtare bashkërisht me gjuhën maqedonase dhe shqiptarët të jenë popull shtetformues, partia, sipas Taravarit, nuk e heq mundësinë që të mos përkrah marrëveshjen e Prespës në Kuvend.

Taravari shton se nëse nuk kalojnë amendamentet e tyre, organet partiake do të vendosin nëse do të përkrahin marrëveshjen e Prespës ose jo.

“Ne nuk kërcënojmë, këto janë kërkesa që dalin nga marrëveshja e Ohrit dhe nga deklarata për të drejtat e shqiptarëve e nënshkruar nga të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Tiranë. Nëse nuk pranohen, atëherë seriozisht do të vendosim në organet e partisë nëse bllokimi i procesit së Prespës është opsion po jo. Në fakt kjo që kërkojmë, vet Zaevi e premtoi në vitin 2016, dhe tash duhet të jetë korrekt’, deklaron Taravari.

Sot dhe Lëvizja Besa e krahut të Bilall kasamit paralamëroi 4 amendamente, krahas këto dy të Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat