Prokuroria në gjykatë publikon pamje për ngjarjet e 27 prillit: Dhunuesit janë koordinuar me sigurimin e Veljanoskit

Maqedonia

Prokuroria në gjykatë publikon pamje për ngjarjet e 27 prillit: Dhunuesit janë koordinuar me sigurimin e Veljanoskit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:03
Foto

Në seancën e sotme gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit, në një video inçizim të publikuar nga Prokuroria, duket sigurimi i ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, i cili është parë së bashku me dhunuesit e deputetëve.

Në pamjet e publikuar anë gjykatë i akuzuari Goran Gjoshevski ndodhej në korridorin e sallës Dllaborez, para derës së Veljanovskit. Pastaj nga zyra e Veljanovskit del edhe e akuzuara Elena Bozhinovska. Që të dy flasin në celular dhe bëjnë gjeste me duar. Pastaj në pamje duket edhe i akuzuari Ivan Cvetanovski që ngutet diku, njofton Shenja.

Në pamje shihet se në orën 18:40, nga kabineti i Veljanovskit dalin edhe Bozhinovska, edhe Gjoshevski dhe nisen drejt shkallëve, ndërsa pastaj me vrap, Bozhinovska kthehet në kabinet dhe del përsëri me vrap, duke folur në telefon gjatë tërë kohës. Bozhinovska, disa herë me radhë hyri dhe doli nga kabineti i Veljanovskit dhe si përfundim dukej e lumtur, me telefonin në dorë, dhe tregonte diçka me duar.

Në videon e Prokurorisë shihet se pas disa minutash, në korridor hyn Nikolla Mitrevski Koljo me maskë të zezë, të cilën e heq nga koka duke shkuar drejt derës së Veljanovskit. Afër tij duket edhe Abdulfetah Alimi. Koljon e rrethon sigurimi i Veljanovskit. Pas disa sekondash korridori vërshohet nga protestuesit qe drejtohen kah dera e Veljanovskit, ndërsa disa lakojnë në korridorin e djathtë.

Turma e njerëzve pas disa biseda me sigurimin largohet. EBR i ndjekë protestuesit nga pas, pa i prekur me dorë. Në orën 18:54, në afërsi të zyrës së Veljanovskit vjen i akuzuari Stefan Mlladenovski, me maskë në kokë. Pas tij edhe i akuzuari Mitre Pitropovski, poashtu me maskë. Askush nuk ua pret rrugën. Largohen nga pamja e kamerës lirshëm. I akuzuari Koljo pastaj përsëri del në kuadër. E theret dikë më dorë për tu ngjitur lartë nga shkallët. Atë e pasojnë disa prej të akuzuarve të tjerë që kishin maskë në kokë.

Në video shihet se e akuzuara Bozhinovska i kalon pa i lënë përshtypje, dhe ata as që e shikojnë ose sulmojnë. Grupi prej disa djemësh ishtë renditur në radhë, dhe me shpejtësi, ishin drejtuar kah shkallët. Askujt prej sigurimit të Veljanovskit ata nuk i bënin përshtypje. Vetëm i shikonin si kalojnë me maska, pa interes për t’i ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat