Xhaferi nuk përjashton mundësinë për impiçment të Ivanovit - Bota Sot
Xhaferi nuk përjashton mundësinë për impiçment të Ivanovit

Maqedonia

Xhaferi nuk përjashton mundësinë për impiçment të Ivanovit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:34
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,

Komisioni parlamentare për falje ende nuk është paraqitur tek kryetari i Kuvendit. Nuk dihet se si do të merren dhe interpretohen konkluzionet nga ky komision për falje i përmendur nga kryeministri Zaev.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot theksoi se ekziston mundësia për impiçment ndaj presidentit Ivanov por që duhet te shihet vullneti i 8 deputeteve te OBRM-PDUKM-së.

“Zotëri Ivanovi i cili me të vërtetë është president legal i shtetit, por i cili legjitimitetin e vet e ka humbur moti, nuk do ta nënshkruaj dekretin me të cilin Ligji për përdorimin e gjuhëve me publikimin në gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë bëhet fuqiplotë”, theksoi Xhaferi.

Tetë deputete e OBRM-PDUKM-së, të cilët përkrahën ndryshimet kushtetuese ende nuk janë deklaruar nëse do të formojnë grup të posaçëm parlamentar. Te njëjtit ende nuk kanë kërkuar nga Xhaferi që t’i njohë si grup në vete. Xhaferi tha nëse kërkojnë nuk do te jetë problem që t’u pranohet kërkesa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...