VMRO-DPMNE përjashton dy ish-zyrtarë të saj të lartë

Maqedonia

VMRO-DPMNE përjashton dy ish-zyrtarë të saj të lartë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:56
Nikola Todorov

Komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së në Karposh, pa debat, përjashtuan ish-zyrtarin e lartë të kësaj partie, Nikola Todorov.

Vendimi vjen pas votimit unanim të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së.

Më parë, komisioni komunal i Qendrës përjashtoi nga partia ish drejtorin e DSK-së Mijalkov, i cili tha se partia ka nevojë për gjithëpërfshirje, dhe jo politikat të përjashtimeve. Ai gjithashtu theksoi se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale.

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë i lartë i VMRO-së Nikola Todorov kërkoi që ai të thirret dhe të dëgjohet nga Komisioni Disiplinor në Karposh, por kjo nuk ndodhi.

Për të dy VMRO-DPMNE ka deklaruar se kanë bashkëpunuar me LSDM-në për të siguruar shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me qëndrimin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat