LSDM po negocion me OBRM-PDUKM-në për përgatitjen e amendamenteve kushtetuese

Maqedonia

LSDM po negocion me OBRM-PDUKM-në për përgatitjen e amendamenteve kushtetuese

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:53
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e LSDM-së po bëjnë përpjekje për kyçjen e OBRM-PDUKM-së në procesin e përgatitjes së amendamenteve kushtetuese.

Tomisllav Tuntev nga LSDM, tha se negociatat janë të rënda, pasi nuk ka vullnet të mirë nga ana e grupit palamentar të OBRM-PDUKM-së.

“Do të presim edhe disa ditë dhe nëse nuk ka përgjigje, atëher sigurisht qeveria do t’i dorëzojë amendamentet në Kuvend, të cilët do të përgatiten me përfshirjen e deputetëve tjerë”, tha Tuntev.

Ai shtoi se do të bisedohet edhe me deputetët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët të cilët insistojnë që të dorëzojnë amendamente për gjuhën shqipe dhe pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë.

Pas dorëzimit të amendamenteve, fillon faza e dytë për ndryshimet kushtetuese për të cilat duhet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat