Sela: Maqedonia jashtë NATO-s sjell ndarje tjetër mes shqiptarëve

Maqedonia

Sela: Maqedonia jashtë NATO-s sjell ndarje tjetër mes shqiptarëve

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:35
Ziadin Sela

Ziadin Sela, lideri i partisë Aleanca për Shqiptarët derisa ka komentuar çështjen e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ka thënë se deputetët kanë shënuar një sukses të madh.

Sipas tij, nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Këto deklarata kreu i Aleancës për Shqiptarët i dha sot në një prononcim ekskluziv për media, duke shtuar se nëse do të stagnohej procesi i ndryshimeve kushtetuese, do të vinte edhe një ndarje tjetër për shqiptarët.

”Alternativë tjetër në lidhje me këtë çështje nuk kishte”.

”Arritja me shumë mundime e numrit 80 të deputetëve është për t’u përshëndetur me vet faktin se nuk ka alternativë tjetër për vendin veçse anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian”.

”Për shqiptarët në Maqedoni, hapja e Kushtetutës dhe anëtarësimi në NATO është rrugëtim i përbashkët. Ne nuk duhet assesi t’i paraprinim edhe një ndarjeje tjetër”.

”Mosanëtarësimi dhe stagnimi jashtë strukturave euroatlantike do të thoshte edhe një ndarje tjetër mes shqiptarëve”.

”Do të ishte më e arsyeshme që të gjithë deputetët ta përkrahin këtë hapje të ndryshimeve kushtetuese, aq më tepër që disa herë radhazi Parlamenti i Maqedonisë ka sjellë rezolutë që të përkrahet anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkim Europian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat