Maqedoni: Promovohen rezultatet e studimit për legjislativën për përdorim të gjuhëve

Maqedonia

Maqedoni: Promovohen rezultatet e studimit për legjislativën për përdorim të gjuhëve

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 18:20
Promovohen rezultatet e studimit për legjislativën për përdorim të gjuhëve

Ligji për përdorimin e gjuhëve përsëri në sipërfaqe hodhi ndasinë e thellë etnike dhe mungesën e kapaciteteve demokratike në shoqërinë e vendit, ka qenë njëra nga konkluzat në promovimin e sotëm në Shkup të studimit “Vlerësimi i ndikimit të rregullativës për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni” të doc. Dr. Jasmina Trajkoska dhe dr. Josipa Rizankoska.

“Konstatojmë nevojën e përdorimit të mëtejmë të gjuhëve të bashkësive joshumicë në Maqedoni, por konkluduam se në këtë formë dhe në këtë mënyrë kjo rregullore nuk do të ishte adekuate me politikën gjuhësore që e zgjedh problemin. Prandaj, rekomandojmë që çështja e përdorimit të gjuhëve të zgjidhet përmes mënyrës së vlerësimit të ndikimit në kombinim me masat rregullatorë dhe jo rregullatorë, me çka do të mundësohet ndryshimi paralel dhe përmirësimi i rregullores të njërës anë dhe ngritja e vetëdijes për të mësuar gjuhën e tjetrit dhe ndryshimit të kulturës politike nga ana tjetër”, ka thënë njëra nga autorët e studimit doc. dr Jasmina Trajkoska.

Profesoresha Josipa Rizankoska, duke dhënë detaje nga hulumtimet, ka thënë se prej kësaj del konfuzion në opinionin publik për këtë ligj.

“Qytetarët konsiderojnë se kjo çështje do të rrit etnonacionalizmat tek gjitha grupet etnike. Maqedonasit kanë pothuajse vlerësim dyfish më të madh rreth asaj se do të rriten nacionalizmat tek të gjitha grupet etnike veçanërisht nga shqiptarët dhe bashkësitë më të vogla etnike, derisa shqiptarët janë optimistë më të mëdhenj lidhur me këtë çështje. Që të dy bashkësitë drejtojnë gishtin tek bashkësia tjetër. Shqiptarët mendojnë se maqedonasit më shumë do të radikalizoheshin, derisa maqedonasit mendojnë se ajo të ndodhte tek shqiptarët, me vërejtje se maqedonasit janë pesimistë më të mëdhenj lidhur më këtë pikë”, ka thënë Rizakonska.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili ka marrë pjesë në promovimin e studimit, ka thënë se rekomandimet që vijojnë nga qarqe shkencore janë të mirëseardhura, por që rekomandimet akademike nuk guxojnë të përzihen me procedurat kuvendore pasi janë të ndara njëra me tjetrën.

“Do të vazhdomë me zhvillimin e shoqërisë tonë multietnike ku mbi të gjitha do të jetë respektimi kolektiv dhe individual i të drejtave  të njeriut”, ka thënë Xhaferi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat