Remzi Mehmedi: Kryeministri bën pazare politike në kurrizë të drejtësisë

Maqedonia

Remzi Mehmedi: Kryeministri bën pazare politike në kurrizë të drejtësisë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 07:25
Remzi Mehmedi

Në emisioni debativ ,,Rruga Drejt” në Alsat M me Arta Tahiri ku të ftuar ishin Remzi Mehmedi i Aleancës, Xhevat Ademi nga BDI dhe profesori Bashkim Selmani duke debatuar rreth çështjes shum aktuale ,,amnistimin” e huliganëve të 27 prillit.

Mehmedi tha se Aleanca apsolutisht është kundër amnistimit të huliganëve sepse kjo është një porosi shum e rrezikshme si akt,është në kundërshtim me vlerat e shteteve antare të BE dhe NATO ku ne duam të aderojmë.

Xhevat Ademi nga ana tjetër ju kundërpërgjigj Mehmedit se ai personalisht dhe partia që përfaqson inkurajon nevojën për pajtim dhe relaksim të situatës sepse jemi në një situat shumë të tensionuar ka nevoj për pajtim, për falje dhe relaksim të raporteve duke aluduar në faljen e huliganëve që dhunuan Kuvendin e R.M më 27 prill vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat