OBRM-PDUKM: Vetëm Zaevi nuk e kupton se Marrëveshja e Prespës është e vdekur

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vetëm Zaevi nuk e kupton se Marrëveshja e Prespës është e vdekur

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:22
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja me dhunë dhe kundër vullnetit të popullit po e zbaton marrëveshjen për ndryshimin e emrit në Kuvend.

Nga OBRM-PDUKM thonë se KSHZ dhe qytetarët treguan se Marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe juridikisht

“Këtë nuk e kupton vetëm Zaev. Pikërisht për këtë shumicë e madhe e qytetarëve janë kundër këtij pushteti jodemokratik. Zaevi dhe pushteti i tij kriminel me kërcënime dhe presione siguruan mbështetje parlamentare për joligjshmërinë e tyre. Presioni ndaj deputetëve është parim i jodemokracisë”, thonë nga partia opozitare.

Ata në fund thonë se pushteti është i paaftë për të realizuar projekte dhe për këtë arsye shkurton mjetet në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat