Prokuroria Themelore nis hetime për ndërtimin e urës “Syri” në Shkup

Maqedonia

Prokuroria Themelore nis hetime për ndërtimin e urës “Syri” në Shkup

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:53
Ndërtimi i urës “Syri”

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave ndaj të cilëve ka dyshime se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Të dyshuarit gjatë periudhës 2009-2012 gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike duke mos kryer detyrën e tyre zyrtare kanë mundësuar që realizuesi i projektit për ndërtimin e “Urës së Syrit” të përfitoj në mënyrë të paligjshme 26.653.420 denarë.

Policia Financiare në korrik ngriti padi penale kundër ish-kryetarit të Komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, për keqpërdorim të 435 mijë eurove për ndërtimin e urës “Syri”.

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, atëherë tha se të dyshuarit janë pajtuar t’i kthejnë paratë, por kjo nuk do të thotë se procedura ndaj tyre do të ndërpritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat