Gruevskit do ti merret mandati i deputetit, gjykatësja informon kryeparlamentarin Xhaferi

Maqedonia

Gruevskit do ti merret mandati i deputetit, gjykatësja informon kryeparlamentarin Xhaferi

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 23:28
Gruevski

Gjykatësja Dobrila Kacarska sot i ka dërguar njoftim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit se dënimi me burg prej 2 viteve për Nikolla Gruevskin është i plotëfuqishëm dhe se ai duhet të vuajë dënimin.

Kjo ka të bëjë me rastin “Tanku”, ku Gruevski bashkë me ish-ministren e brendshme janë të dënuar për keqpërdorim detyre dhe ndikim antiligjor për blerjen e një makine të blinduar “Mercedes Benz” me një vlerë prej 600 mijë euro, një rast i hetuar nga Prokuroria Speciale

Njoftimi i gjykatëses është i lidhur me nenin 59 të rregullores së Kuvendit ku më pas pason procedura për marrjen e mandatit të deputetit përmes Komisionit për rregulloren dhe imunitetin dhe më pas Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat