MShIA: Në procedurë të shkurtuar janë sjell 17 ligje

Maqedonia

MShIA: Në procedurë të shkurtuar janë sjell 17 ligje

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:45
Kuvendi i Maqedonisë

“Statistika në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë tregon se numri i përgjithshëm i ligjeve sjellur nga Kuvendi, që kanë qenë propozime të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pa ligjet sjellur me propozim të deputetëve, përqindja e ligjeve sjellur në procedurë të shkurtuar nga 67.9% në vitin 2016 është ulur në 19.1% në vitin 2018”, kumtoi Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës.

Nga Ministria thonë se në vitin 2016 ka pasur 214 ligje sjellur në procedurë të shkurtuar, për dallim nga 17 ligjet e sejllura nga fillimi i punës së Qeverisë aktuale.

“Më elokuente janë statistikat e viteve të kaluara. Në vitin 2014 nga 186 ligje, 135 kanë qenë të sjellura në procedurë të shkurtuar, në vitin 2015 nga 33 ligje 29 kanë qenë në procedurë të shkurtuar përderisa në vitin 2016 nga 315 ligje, në procedurë të shkurtuar janë sjellur 214 ligje. Indikative është se këto vite, si në viti 2016 më shumë se 2/3 e ligjeve janë sjellur në procedurë të shkurtuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat