Fillon procedura për ndryshimet në Ligjin për abort - Bota Sot
Fillon procedura për ndryshimet në Ligjin për abort

Maqedonia

Fillon procedura për ndryshimet në Ligjin për abort

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se Regjistri i vetëm kombëtar i Maqedonisë i rregullatorëve të Republikës së Maqedonisë është njoftuar për fillimin e procesit të përgatitjes së Propozim-ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë.

“Pas konsultimeve mujore me përfaqësues të organizatave qytetare, plotësisht i pranuam vërejtjet e të gjithë palëve të prekura, si dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se me ndryshimet në Ligjin për abort shfuqizohet këshill dhënia e obliguar dhe pritja prej tri ditëve, si dhe formimi i Komisionit të detyrueshëm deri në javën e 22-të shtatzënisë.

“Me ndryshimin e Ligjit, shfuqizohen procedurat administrative/barrierat për zbatimin e procedurës për abort të sigurt. Gruas do t’i jepen informacione të plota, objektive dhe të sakta në lidhje me mënyrën e kryerje së ndërhyrjes. Vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë do të mund të bëhet nga pacienti me dijeni, pa detyrim nga askush, si dhe dhënia e përkrahjes së pacientes, pa asnjë përbuzje apo akuzë nga ana e punëtorëve shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...