Digjet një autobus i Ushtrisë së Maqedonisë, nuk ka të lënduar

Maqedonia

Digjet një autobus i Ushtrisë së Maqedonisë, nuk ka të lënduar

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:24
Autobusi i djegur

Autobusi i Armatës së Republikës së Maqedonisë këtë mëngjes rreth orës 06:30 është përfshirë nga flakët duke lëvizur në relacionin Probishtip – Kratovë. Të lënduar nuk ka, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan se gjatë ditës së sotme do të dalin me njoftim zyrtar për rastin.

Autobusi ka qenë i mbushur me ushtarë në kohën kur ka shpërthyer zjarri, ndërsa në lokalizimin e tij është intervenuar me dy makina zjarrfikëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat