Tevdovski: Me ribalancin e buxhetit bëhet korrigjim minimal i të ardhurave dhe shpenzimeve

Maqedonia

Tevdovski: Me ribalancin e buxhetit bëhet korrigjim minimal i të ardhurave dhe shpenzimeve

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 15:32
Dragan Tevdovski

Në Komisionin amë të Kuvendit për financim dhe buxhet filloi debati rreth ribalancit të buxhetit për vitin 2018, propozim me të cilin bëhet korrigjimi minimal i të ardhurave dhe shpenzimeve dhe sigurohet mbështetje plotësuese për komunat, Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Fondin për Sigurim Shëndetësor, deficiti mbetet i pandryshuar, ndërsa shkalla e rritjes është reviduar në 2,8 për qind”.

Këtë e tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, duke e arsyetuar propozimin për ribalancin e buxhetit. Ai shtoi se ndryshimet janë përgatitur duke e ndjekur situatën politike në vend në pajtim me lëvizjet e ekonomisë në Maqedoni, si dhe realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Me Ribalancin e Buxhetit të për vitin 2018 bëhet korrigjimi minimal i anës së shpenzimeve të buxhetit dhe riaftësimi i pjesëve të veçanta nga konsumi buxhetor deri në fund të vitit. Me atë rast, qëllimet e parashtruara të politikës fiskale për vitin 2018 edhe më tutje mbeten të pandryshuara, përkatësisht në tërësi dizajnohet në funksion të arritjes së qëllimeve dhe prioriteteve kyçe të shoqërisë: shkallë më të larta të rritjes së ekonomisë, rritje e punësimeve, ngritje e standardit jetësor të popullatës, arritje e nivelit më të lartë të drejtësisë sociale dhe intensifikim i proceseve integruese për në BE dhe në NATO”, tha Tevdovski.

Sipas tij, me rëndësi është të ceket se Qeveria me këtë ribalanc siguroi rreth 50 milionë euro për mbështetje financiare për komunat në mënyrë që të servisohen një pjesë e konsiderueshme e obligimeve të tyre të pashlyera si dhe të një pjese të obligimeve të pashlyera të njësive të shfrytëzuesve, themeluar prej tyre.

Në pajtim me Rregulloren debati për ribalancin në Komision zgjat 10 ditë pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat