Kuvendi i Maqedonisë nesër debat për mandatin e Gruevskit

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë nesër debat për mandatin e Gruevskit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:24
Nikolla Gruevski

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dorëzuar deri te kryetari i Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e dërguar nga gjykata për marrjen e mandatit të deputetit dhe ish kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Komisioni duhet të vendos se a do të jetë i padenjë deputeti Gruevski për të kryer funksionin e deputetit pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e mercedesit luksoz.

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë duhet të caktohet për 15 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat