Sela: Nëse ka amnisti, le të ketë amnisti edhe për rastin e Kumanovës

Maqedonia

Sela: Nëse ka amnisti, le të ketë amnisti edhe për rastin e Kumanovës

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:19
Ziadin Sela

Në emisionin Click Plus në TV21, deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se nuk ka kompromis për faljen e personave që gjykohen për ngjarjet e 27 prillit.

Sela tha nëse do të ketë amnisti, atëherë do të amnistohen të gjitha rastet që kanë ndodhur gjatë regjimit të OBRM-PDUKM-së, të gjitha rastet e montuara  duke përfshirë këtu edhe rastin e Kumanovës.

“Amnistia nuk mund të përfshij vetëm ngjarjet e 27 prillit, por të gjitha ngjarjet që nga viti 2008 deri në vitin 2018”, deklaroi Ziadin Sela.

Sela tha se për BDI-në nuk kanë qenë të ashpra etiketimet ndaj shqiptarëve si islamistë radikalë por kur bëhet fjalë për deputetët e OBRM-PDUKM-së që gjykohen për ngjarjet e 27 prillit ata thonë se këto akuza janë të tepruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat