Osmani: Dhunuesit e drejtpërdrejt dhe porositësit nuk duhet të amnistohen

Maqedonia

Osmani: Dhunuesit e drejtpërdrejt dhe porositësit nuk duhet të amnistohen

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:45
Bujar Osmani

Zëvendës-kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani duke folur për të ashtuquajturën pajtim në Kanal 5, tha se nëse dikush ka qenë dëm kolateral në ngjarjet e 27 prillit, atëherë mund të bisedohet për amnistinë e tij.

“Dhunuesit direkt nuk mund të jenë të amnistuar, si dhe porositësit nëse mund t’i definojmë, sepse kjo është e komplikuar. Por, nëse dikush është dëm kolateral, atëherë ata duhet të jenë lëndë për diskutim në trupin parlamentar pë? pajtim”, deklaroi Osmani.

Bujar Osmani theksoi se ideja për pajtim është fisnike, por në asnjë mënyrë nuk planifikohet të promovohet mosndëshkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat