Gruevskit i hiqet mandati i deputetit

Maqedonia

Gruevskit i hiqet mandati i deputetit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 07:03
Ish kryeministri Nikolla Gruevski

Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski për MIA-n konfirmoi se kërkesa për marrjen e mandatit të deputetit ndaj Gruevskit është dorëzuar deri te ai dhe paralajmëroi se seanca në të cilën do të shqyrtohet duhet të caktohet në afat prej 15 ditësh. Ai nuk dëshironte të saktësojë se kur saktë do ta caktojë seancën, vetëm theksoi se afatet do të ruhen.

Sipas Rregullores, mandati deputetit mund t’i merret derisa është zënë në kryerjen e veprës penale për të cilën caktohet dënim prej së paku pesë vite burg, përderisa dënohet me dënim me burg që e bën të padenjë për kryerjen e funksionit të deputetit dhe përderisa dënohet me dënim me burg për vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. Nëse kërkesa për marrje të mandatit kalon në komisionin për çështje të procedurës dhe imunitetit, Kuvendi duhet të debatojë për të në seancën e parë të ardhshme plenare. Vendimi për marrje të mandatit parlamentar, sipas nenit 65 të Kushtetutës, vendoset me shumicë prej dy të tretave nga numri i tërësishëm i deputetëve.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burg për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg.

Gjykata e Apelit në Shkup në datën 5 të këtij muaji si të pabazë e refuzoi ankesën e Gruevskit për lëndën “Tank” dhe në tërësi e konfirmoi gjykimin e shkallës së parë për dënim me burg prej dy viteve.

Gjykata e Apelit Shkup më 23 maj të këtij viti për furnizim të “Mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë euro e dënoi të akuzuarin e parë Gjoko Popovski me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari i dytë Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës me dy vite burg. Të dy pastaj parashtruan ankesa për gjykimin e shkallës së parë deri te Gjykata e Apelit Shkup.

Në lëndën “Tank” është dënuar edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska me gjashtë vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat