Dimitrov për vizitë punë në Bjellorusi

Maqedonia

Dimitrov për vizitë punë në Bjellorusi

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 11:34
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marr pjesë në “Mbledhja e grupit themelues të konferencës të Mynihut për siguri”, që mbahet nga sot deri të enjten në Minsk.

“Është parashikuar të flasë në panelet kushtuar marrëdhënieve lindje-perëndim, kërcënimet transacionale dhe sfidat e sigurisë rajonale”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, 

Mbledhja është e organizuar në partneritet me Qeverinë e Bjellorusisë dhe do të sigurojë platformë neutrale për debat politik. Rreth 70 liderë do të bisedojnë për sfidat e sigurisë në Evropën lindore dhe rajonin euroatlantik. Pjesëmarrësit e mbledhjeve do të diskutojnë edhe për pikëpamjet për procesin e Minskut për përfundimin e konfliktit në Ukrainën lindore, e ardhmja e marrëdhënieve lindje-perëndim, gjendja e tashme e konflikteve rajonale si dhe për modelin ekonomik të Evropës lindore.

Organizimi unifikon pjesëmarrës të theksuar të nivelit më të lartë nga më shumë rajone në botë, duke përfshirë edhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, OSBE-ja dhe NATO-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat