Pranohen 125 ushtarë të rinj në Armatën e Maqedonisë

Maqedonia

Pranohen 125 ushtarë të rinj në Armatën e Maqedonisë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:23
Ushtria e Maqedonisë

125 ushtarë të rinj u promovuan sot në Armatën e Maqedonisë.

Promovimi u bë në Kazermën Ilinden, ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerniska.

Gjatë fjalimit të saj, Sheqerinska u uroi mirëseardhjen ushtarëve të rinj dhe u shpreh se pa profesionalizmin dhe përgjegjësinë e tyre nuk mund të flasin për siguri dhe sovranitet, transmeton Alsat M.

Ministrja Sheqerinska shtoi se viti  2018 është viti i ripërtëritjes së kuadrit të ushtrisë dhe se deri në fund të këtij viti do të shpallë  tre shpallje me të cilën armata do të përforcohet me 375 ushtarë të rinj profesional.Ushtarët e ditës së sotme janë gjenerata e dytë,ndërsa këto ditë pritet të shpallet edhe konkursi i tretë për pranimin e ushtarëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat