Lidija Dimçevska është shefe e re e Gjykatës së Apelit

Maqedonia

Lidija Dimçevska është shefe e re e Gjykatës së Apelit

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:30
Lidija Dimçevska

Gjykata e Apelit në Shkup do të jetë me shef të ri. V. D. kryetarja Lidija Dimçevska edhe zyrtarisht ka pasuar Ljiljana Ivanovska Shopovan. Dimçevska që shtat muaj është ulur në karrigen e udhëheqëses së gjykatës së shkallës së dytë, pasi Ivanovska Shopova u penzionua. Këshilli Gjyqësor e zgjodhi njëzëri Dimçevskab si kryetare të Apelit.

“Ajo e di se si të drejtojë një gjykatë, dhe këtë e ka treguar deri tani. Dhe se unë isha anëtar i komisionit dhe nga intervista dha përshtypjen se ka një vizion për gjykatën. Për vite me përvojë unë mund të them se ai është ndër gjyqtarët më me përvojë, 31 vjet stazh nuk është punë e vogël”, tha Selim Ademi, anëtar i Këshillit Gjyqësor.

Për vendin e shefit të Gjykatës së Apelit kanë konkurruar 11 gjyqtarë. Në garë ishin emrat e gjyqtarëve nga fusha kriminale si Dobrilla Kacarska e cila e gjykoi Gruevskin me dy vjet burg, ndër të tjerë ishte edhe Ognen Stavorv, i cili udhëhoqi me rastin “Monstra”.

Për Dimeçevskan votuan gjithsej 11 gjyqtarë ndërsa një ishte kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat