Në nëntor do të mbahet takimi i parë i Komitetit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Në nëntor do të mbahet takimi i parë i Komitetit të përbashkët mes Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 09:34
Cipras dhe Zaev

Në fillim të muajit nëntor parashihet që të mbahet takimi i parë i Komitetit të përbashkët interdisiplinar që është formuar mes Maqedonisë dhe Greqisë, si detyrim nga Marrëveshja e Prespës.

Ambasadori Viktor Gaber, i cili do ta udhëheq ekipin nga Maqedonia për AIM tha se takimi i parë duhet të mbahet deri në fund të kësaj jave në Selanik.

Ai tha se takimi mund të zgjasë një ose dy ditë dhe do të diskutohet për dinamikën e takimeve tjera.

Sipas nenit 8 paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, punën e Komitetit të përbashkët do ta mbikëqyr Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe Greqisë. Komiteti do të mblidhet dy herë në vjet, ndërsa raport për punën e tij duhet ta dorëzojë në Këshillin për bashkëpunim në nivel të lartë, trup i ri i cili gjithashtu është formuar si detyrim i Marrëveshjes së Prespës, me të cilin udhëheqin kryeministrat e dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat