Konfiskohen 46 kilogram marihuanë në Tetovë, arrestohet një person

Maqedonia

Konfiskohen 46 kilogram marihuanë në Tetovë, arrestohet një person

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:05
Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme (30 tetor) kanë realizuar aksion kontrollues në shtëpinë e një tetovari, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotik”.

Nga MPB thonë se aksioni është realizuar në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 22:30, së pari në shtëpinë e personit N.I (54) dhe më pas edhe në hapësirat ndihmëse, që kanë qenë nën pronësi të tij.

“Gjatë kontrollit të parë, të realizuar me urdhër të gjykatës, në të cilin ka marrë pjesë edhe prokurori publik, në njërën nga dhomat është gjetur një kilogram marihuanë, 13 litra lëng i panjohur, peshore digjitale, shiringa dhe materiale tjera, të cilat janë dokumentuar dhe konfiskuar për hetime të mëtejshme. Në kontrollin e dytë në shtëpizën e vogël, janë gjetur rreth 45 kilogram marihuanë, e cila sipas të arrestuarit është blerë nga një person nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se personi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Tetovë, ndërsa gjatë ditës së sotme do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat