Kasami: Zaev ka marrë vota nga shqiptarët, duhet t’u përgjigjet kërkesave të tyre - Bota Sot
Kasami: Zaev ka marrë vota nga shqiptarët, duhet t’u përgjigjet kërkesave të tyre

Maqedonia

Kasami: Zaev ka marrë vota nga shqiptarët, duhet t’u përgjigjet kërkesave të tyre

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:00
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në konferencë për shtyp e pyeti kryeministrin Zaev nëse duhet përsëri të kthehen hapjet e kutive të pandroës, që kur Zaev deklaroi se nuk është e nevojshme zgjerimi shtesë i kutisë së pandroës si përgjigje ndaj kërkesave të dy partive politike shqiptare, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Kasami tha se nuk do të kushtëzojnë duke theksuar se nëse Zaev nuk i pranon kërkesat e partisë, ata edhe më tej do ta përkrahin procesin për anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Barazia qytetare është diçka që të gjithë duhet të angazhohen. Këto janë vlera për plotësimin e ëndrrës së përbashkët drejt NATO-s dhe BE-së. Besa nuk hyri në këtë proces me kërcënime. Ne edhe më tej do të shtrijmë dorën për bashkëpunim”, deklaroi Bilall Ksami duke shtuar se nëse këto çështje nuk zgjidhen tani, ata do të vendosen përsëri në tryezë në zgjedhjet e ardhshme.

Kasami tha se Zaev nuk duhet të bllokojë për shkak se nën moton “Një shoqëri për të gjithë” ka marrë vota nga shqiptarët, dhe për shkak kësaj, tani kërkesat ndaj tij janë të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...