Gjorçev-Zaevit: Për shqiptarët nuk keni bërë asgjë

Maqedonia

Gjorçev-Zaevit: Për shqiptarët nuk keni bërë asgjë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:11
Vllatko Gjorçev

Në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve për funksionarët qeveritar, janë ngritur disa çështje rreth jetës së qytetarëve.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, nga foltorja e Kuvendit pyeti kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka punuar për shqiptarët e Maqedonisë, prej të cilëve siç tha Gjorçev, ka marrë vota. Ai akuzoi Zaevin se ikja më e madhe e qytetarëve është në vendbanimet shqiptare.

Vllatko Gjorçev përkujtoi kryeministrin Zoran Zaev për premtimet që ka pasur për ujësjellësin në Tetovë, për deponinë në Sturgë, si dhe premtime tjera të tij për shqiptarët që jetojnë në vend.

“Zoran Zaev kishte vetëm fjalë, nuk kishte përgjigje konkrete se e kemi bërë këtë edhe atë. Ai duhet të thotë se këtë e kemi bërë këtu dhe këtë këtu. Do t’ju përmendi disa punë të cilat Zaevi ju premtoi shqiptarëve: ujësjellësi në Tetovë, ajri i ndotur në Tetovë, Gostivari është në listën e zezë të qeverisë, Likova nuk asnjë mbështetje nga qeveria, në Strugë nuk është zgjidhur problemi me deponinë. Në asnjë komunë shqiptare nuk është punuar asgjë”, tha mes tjerash Gjorçev.

Ndërsa kryeministri Zaev tha se në punën e tyre qeveria nuk ka bërë përzgjedhje të etnive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat