Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Maqedonia

Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:30
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën për media që e realizoi sot në Qeverinë e Maqedonisë, ka prezantuar planin reformues Plani 18, i cili dje u miratua në seancë qeveritare.

Osmani ka theksuar se Plani 18 është vazhdimësi e Planit 3-6-9.

“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës paraqet një nga detyrimet më të mëdha, të ndërmarra nga ana jonë. Në periudhën e ardhshme, pres rritje të përkrahjes politike dhe krijimin e konsensusit për të gjitha çështjet të cilat janë mbi interesin shtetëror, ndër të cilat sigurisht është edhe implementimi i Planit 18”, tha Osmani.

Ai ka theksuar se fushat kryesore të Planit 18 do të jenë: Reformat në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, administrata publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat