Osmani: Greqia bëhet partneri ynë më i madh në integrimet evropiane

Maqedonia

Osmani: Greqia bëhet partneri ynë më i madh në integrimet evropiane

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:27
Bujar Osmani dhe Georgios Katrugalos

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Greqi, mbajti takim me ministrin alternativ për Punë të Jashtme, Georgios Katrugalos.

Siç kumtojnë nga kabineti i zëvendës-kryeministrit Osmani, tema kryesore e takimit ishte zhvillimi politik të ngjarjeve të të dy vendeve pas vendimit të Kuvendit për hapjen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, por në drejtim të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Prespës.

“Kemi numër të madh të projekteve që janë lidhur me masat e ndërtimit të besimit, si dhe në përgjithësi në drejtim të avancimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe realizim i së cilës, në përputhje me progresin në marrëdhënie politike duhet të marrin rritëm të përshpejtuar” – theksoi Osmani.

Osmani paralajmëroi projektin e përbashkët me dy ministrive, për krijimin e të ashtuquajturës “EU Taska Fors”, grupin punues, për këmbimin e përvojave në procesin e integrimeve evropiane, për procesin e filluar të skriningut, procesin e ardhshëm të negociatave.

“Gjithsesi për ne me rrëndësi është bashkëpunimi që presim ta realizojmë në drejtim të suksesit të integrimeve tona evropiane. Suksesi i marrëveshjes së Prespës e radhit Greqinë si vend mik, mbështetja e të cilit për integrimet tona brenda në Union është e dukshme”- theksoi Osmani.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Katrugalos u drejtuan në aeroportin në Athinë nëp ërcjelljen simbolike solemne, ku Osmani do ta shfrytëzojë fluturimin e parë pas më shumë se 10 vite vemes Athinës dhe Shkupit për ty kthyer pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat