Në seancën për rastin “Tortura” publikohet video inçizimi i arrestimit të Ljube Boshkoskit

Maqedonia

Në seancën për rastin “Tortura” publikohet video inçizimi i arrestimit të Ljube Boshkoskit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 17:51
Seaanca gjyqësore për rastin “Tortura”

Për momentin në seancën gjyqësore për rastin “Tortura”, po shikohet video inçizimi nga burgosja e Ljube Boshkoskit në vitin 2011, në ngjarjen “Fushata”, e cila ka qenë e inpizuar nga MPB.

Sipas shpjegimit të prokurorit Lubomir Llape, në këtë inçizim Boshkoski u dërgua në vendin e ngjarjes për herë të dytë përpara restorantit “Vodenica”, ku fillimisht u arrestua në mënyrë brutale. Në praninë e tij dhe avokatit të tij, MPB-ja ka kryer kontroll në makinën e tij, ndërsa dokumentacioni zyrtar e kanë përgatitur në pjesën e prapme të makinës.

Boshkoski është vazhdimisht nën shoqërinë e anëtarëve të “tigrave” dhe disa inspektorë të policisë që mbajnë kapela të zinj në kokat e tyre.

Sipas PSP-së tortura ndaj Boshkoskit është bërë menjëherë pasi që ai është arrestuar.

Për këtë rast është i akuzuar edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat