Maqedonia ka ligje evropiane për mbrojtje gjatë punës, por ende gjendet nën nivelin e vendeve evropiane

Maqedonia

Maqedonia ka ligje evropiane për mbrojtje gjatë punës, por ende gjendet nën nivelin e vendeve evropiane

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 12:59
Ilustrim

Edhe Maqedonia gjithashtu shënoi javën e sigurisë dhe shëndetit në punë, ku me këtë bën përpjekje që të rrit ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme, por fatkeqësisht Maqedonia ende është në shkallën e atyre vendeve me aksidente të shumta në vendin e punës krahasuar me Evropën, njofton AIM.

Në Maqedoni ekziston një rregullore ligjore që trajton këtë çështje, por sipas raportit vjetor të Shoqatës maqedonase të sigurisë dhe shëndetit në punë për vitin 2017, shkalla e vdekjes në vendin e punës ishte 3.22 dhe është më e lartë në krahasim me shembullin e Britanisë së Madhe ku norma është 0.5.

Ajo që është shqetësuese është se ekziston një tendencë e rritjes së lëndimeve në vendin e punës. Kështu, nëse krahasojmë raportet vjetore për vitin 2017 dhe për vitin 2016 të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shoqatës maqedonase të sigurisë dhe shëndetit në punë, mund të vërehet se numri i lëndimeve në vendin e punës është rritur.

Inspektorati Shtetëror i Punës vitin e kaluar regjistron gjithsej 1.709 lëndime në vendin e punës, nga të cilat 1.693 ishin me pasoja më të rënda, dy ishin kolektive dhe 14 me pasoja fatale. Krahasuar me vitin 2016, ka një rritje totale prej 208 lëndimeve në punë. Ajo që zvogëlohet, sipas raportit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, është numri i lëndimeve me pasoja vdekjeprurëse dhe vitin e kaluar ka pasur vetëm një aksident më pak krahasuar me vitin 2016.

“Vlerësojmë se numri i aksidenteve, është më i vogël, megjithatë çdo aksident në pune që raportohet nga punëdhënësi, ne shënojmë, por ka një mundësi që punëmarrësi të mos përdorë leje mjekësore”, thotë Inspektorati Shtetëror i Punës.

Në lidhje me sëmundjet çka shkaktohen drejtpërdrejtë nga puna, siç janë sëmundjet e frymëmarrjes, dëmtimit të të dëgjuarve, alergjisë dhe sëmundjeve të lëkurës, Maqedonia është në të njëjtin nivel me vendet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat