Nga nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni - Bota Sot
Nga nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni

Maqedonia

Nga nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot mbajti një konferencë për shtyp, ku informoi se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon që nga dita e nesërme (05.11.2018) në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në vend. Për këtë vit janë siguruar 41.000 doza të vaksinave.

Për herë të parë këtë vit, Ministria ka blerë 28.000 doza vaksine, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.

“Kemi blerë vaksinë me katër valenta, e cila është më e reja, me cilësi të lartë, dhe mbron kundër katër lloje të gripit dhe është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane Shëndetësore. Vaksinat janë blerë nga kompania farmaceutike franceze “Sanofi Paster”. Këtë vit ne ndihmojmë qytetarët që kanë më shumë nevojë për vaksinim. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, si dhe sëmundje të tjera kronike, si dhe profesionistëve të shëndetit dhe të tjerëve me rrezik shëndeti”, theksoi ministri Filipçe.

Të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen, këtë do të mund ta bëjnë në Qendrën për Shëndet Publik, pa terminë. Bëhet fjalë për 130.000 doza të cilat i kanë blerë Qendrat për Shëndet Publik, ndërsa çmimi i tyre është 650 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...