Ende nuk është mbyllur hetimi për vdekjen e dëshmitarit të PSP-së - Bota Sot
Ende nuk është mbyllur hetimi për vdekjen e dëshmitarit të PSP-së

Maqedonia

Ende nuk është mbyllur hetimi për vdekjen e dëshmitarit të PSP-së

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:45
PSP

Megjithëse në qershor të vitit 2016, Prokuroria e Shkupit konfirmoi se piktori akademik 40-vjeçar, Kosta Krpaç, dëshmitar i PSP-së dhe ish-drejtor i kompanisë “Finzi”, ka kryer vetëvrasje, por hetimi për këtë rast ende është i hapur, konfirmojnë për “Makfax” nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.

Nga Prokuroria thonë se janë ende në pritje të regjistrimeve për vdekjen misterioze në Kapishtec të Shkupit të ndodhur para 2 vjetëve, që të konfirmohet nëse dikush e ka kërcënuar Krpaçin.

“Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të ndërlidhura dhe që rrjedh nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve kërkoi regjistrimet nga deklaratat e Kosta Krpaç të dhëna para kësaj prokurorie për të përcaktuar nëse ai ka përmendur në deklaratën se dikush e ka kërcënuar dhe në se ka theksuar emra konkret. Përgjigja ndaj kësaj kërkese nuk ka arritur në Prokurorinë Publike në Shkup”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria Speciale Publike nuk u përgjigjen pyetjeve nëse nga regjistrimet kishte ardhur deri tek njohuri të reja dhe pse dëshmia e Krpaç nuk iu është dorëzuar kolegëve të tyre nga Prokuroria e Shkupit.

Jozyrtarisht, në procedurën para hetimore për vdekjen e Krpraç, janë marr informacione të reja sensitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...