LSDM: Mickoski le të tregoj se si i ka fituar tenderët nga Qeveria

Maqedonia

LSDM: Mickoski le të tregoj se si i ka fituar tenderët nga Qeveria

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 19:52
LSDM

Nga partia e LSDM-së kanë reaguar ndaj deklaratës së liderit të OBRM-PDUKM-së në lidhje me debatin për amendamentet kushtetuese. Nga atje thonë se pioni antiperëndimor Hristijan Mickoski sot ka lëshuar mundësinë që t’i sqaroi opinionit se si i ka fituar tenderët nga Qeveria e mentorit të tij Nikolla Gruevski, për hidrocentralet, gjersa ishte këshilltar i tij.

“I vetmuar në shkatërrimin e tij, Mickoski dhe udhëheqja anti-perëndimor e OBRM-PDUKM-së duhet të pajtohet me realitetin, nuk do ta pengoj të ardhmen, Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Deputetët e ngelur të OBRM-PDUKM-së duhet të braktisin politikat vdekjeprurëse të Mickoskit kundër BE-së dhe NATO-s dhe të bashkohet në proceset integruese. Të gjithë deputetët, sidomos deputetët e mbetura nga OBRM-PDUKM duhet t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe përmes procesit në Kuvend së bashku të sigurojmë të ardhmen në BE dhe NATO. Sidomos tani, kur amendamentet janë para publikut, para qytetarëve dhe është e qartë si kristali dhe konfirmuar: është forcuar dhe siguruar identiteti maqedonas, janë hapur dyert për NATO dhe BE”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat