Rasti “Titanik”: Janakieski ka organizuar fluturime për diasporën maqedonase në zgjedhjet lokale të 2013

Maqedonia

Rasti “Titanik”: Janakieski ka organizuar fluturime për diasporën maqedonase në zgjedhjet lokale të 2013

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:09
Janakieski

Sot në Gjykatën Janakieski në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Titanik”, i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Në seancën e sotme janë dëgjuar “bomba” të cilat Prokuroria Speciale i ka propozuar së dëshmi

Në njërën nga bombat është dëgjuar se si Mile Janakieski, bisedon me ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Kirill Bozhinovski, për qytetarët nga diaspora të cilët është dashur të vijnë dhe të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Janakieski thotë se është nervoz me maqedonasit në diasporë, pasi nuk janë zgjuar herët për të udhëtuar për në Maqedoni.

“Jam shumë nervoz. Nuk kanë mundur të zgjohen herët dhe të vijnë të votojnë. Kam gjetur aeroplan në 5:30 dhe 9:30, nuk kanë mundur të zgjohen, ju është dukur herët. Po luajnë lojra”, i ka thënë Janakieski, Bozhinovskit.

Ndërsa në një “bombë” tjetër është dëgjuar Janakieski me sekretarin e përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, me të cilin është marrë vesh për fluturime çarter për qytetarët nga diaspora./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat