Mançevski: Riorganizimi konkret i administratës do të bëhet në vitin 2019

Maqedonia

Mançevski: Riorganizimi konkret i administratës do të bëhet në vitin 2019

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:09
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, sot tha se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të ketë ndryshime më të mëdha në administratë, me riorganizimin dhe optimizimin e saj, proces që do të përfundojë në vitin 2020 dhe një pjesë e vogël në vitin 2021. Për aktivitetet e ardhshme do të ketë një seri ligjesh, ndërsa mes tjerash edhe revizion të Ligjit për organizimin e organeve të administratës shtetërore.

Ai tha se pritjet janë që të vendoset kuadër për organizimin institucional, të zgjidhet problemi me mbingarkimin nëpër institucione, si dhe problemi me institucionet me një person.

“Do të kemi kritere të qarta për atë cilat institucione prej kujt mund të themelohen dhe cilat institucione para kujt japin përgjegjësi. Duam të ndalohet “ping-pongu administrativ” me qytetarët dhe firmat”, tha Mançevski.

Sipas Mançevskit, me aktivitetet e ardhshme institucionet do të grupohen në fusha të veprimit. Ministritë do të jenë krijuese të politikave, agjencitë do të angazhohen për zbatimin e politikave, ndërsa funksioni për mbikëqyrje do të jetë nën kompetenca të inspektorateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat