Përfaqëseus të lartë nga Komiteti ushtarak i NATO-s për vizitë zyrtare në ARM - Bota Sot
Përfaqëseus të lartë nga Komiteti ushtarak i NATO-s për vizitë zyrtare në ARM

Maqedonia

Përfaqëseus të lartë nga Komiteti ushtarak i NATO-s për vizitë zyrtare në ARM

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e Komitetit ushtarak që njëherit  është edhe trupi më i lartë konsultativ i NATO-s, nesër dhe pas nesër do të jenë për vizitë zyrtare në ARM.

Në krye me zëvendës-kryesuesin e Komitetit ushtarak të NATO-s, Gjeneral Steven Shepro bashkë me përfaqësues të lartë, me ftesë të ministres së Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, do të njoftohet me arritjet, gatishmërinë dhe planet e ardhshme të Republikës së Maqedonisë në si anëtare e plotë në Aleanca.

Kolonel Zoran Ilov, koordinatori i aktiviteteve në takimin e sotshëm me gazetarët informoi se bëhet fjalë për ngjarje ushtarake të tipit të mbyllur. Nuk pritet pjesëmarrja e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura, Gjorge Ivanov. Ndërsa nga ARM potencojnë se gjatë ditës do të dihet nëse do të marrin pjesë atashetë ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s në Republikën e Maqedonisë.

Në kazermën “Ilinden” në Shkup gjithashtu është planifikuar edhe ushtrim për demonstrimin e aftësive operative.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test