Shtyhet mbledhja e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit ku do të diskutohet për mandatin e Gruevskit

Maqedonia

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit ku do të diskutohet për mandatin e Gruevskit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:32
Ish-kryeministrit Gruevski

Mbledhja e Komisionit për çështje të Rregullores, Imunitetit dhe mandatit është shtyrë për ditën e enjte, kjo për arsye se nesër është takimi koordinues i Kryetarit të Kuvendit me grupet parlamentare për formimin e trupit koordinues për pajtim kombëtar.

Mbledhja ku do të diskutohet për mandatin e ish-kryeministrit Gruevski do të mbahet të enjten në ora 11.00.

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, kryetari i të cilit është deputeti Pavle Bogoevski, duhet të vendos nëse Gruevski është i denjë për të kryer detyrën e deputetit duke dhënë rekomandim. Vendimi përfundimtar është i Kuvendit të Maqedonisë.

Për marrjen e mandatit janë të nevojshme dy të tretat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat