Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të debatojnë për amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të debatojnë për amendamentet kushtetuese

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 22:08
Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së nuk do të merr pjesë në trupin koordinues për pajtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për draft-amendamentet për ndryshime kushtetuese, që pasnesër do të debatohet në komision.

Deputetët e opozitës maqedonase do të debatojnë, ndërsa për propozimin për marrje të mandatit për bashkëpartiakun e tyre dhe ish-kryetarin Nikolla Gruevski konsiderojnë se është proces politik dhe qëndrimin e tyre do ta tregojnë në Kuvend. Këto janë përfundimet nga koordinimi i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, që u mbajt sonte në selinë e partisë.

“Nuk do të marrim pjesë në trupin koordinues për pajtim për shkak se ende nuk kemi përmbajtje për atë se çfarë do duhej të ndodh, dhe sipas neve kjo është selektvitet në drejtësi që e shohim gjatë periudhës së kaluar. Nëse ai trup koordinativ sjell përfundime, vendime apo ndonjë mënyrë tjetër për lirimin e të gjithëve të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit, ne se grup parlamentar do ta përkrahim këtë proces, vendim, ligj”, deklaroi Nikolla Micevski pas mbarimit të koordinimit.

Në raport me draft-amendamentet për ndryshimin e kushtetuese, që janë në rend të ditës të mërkurën në komisionin parlamentar për ndryshime kushtetuese, tha se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të paraqitet me, siç tha, vërjen në dukje e të gjithë amendamentet kushtetuese dhe për të gjithë atë se çfarë po ndodh në Maqedoni, ku ne si deputetë kemi reaguar në periudhën e kaluar.

“Si deputetë ne në periudhën e ardhshme do të debatojmë për amendamentet e propozuara ngaQeveria dhe e gjithë ajo që është thënë se do të vendoset apo nuk do të vendoset në amendament”, shtoi deputeti i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat