Fillon takimi për pajtim, mungon OBRM-PDUKM-ja

Maqedonia

Fillon takimi për pajtim, mungon OBRM-PDUKM-ja

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:14
OBRM-PDUKM

Filloi koordinimi te Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ku si pikë të vetme është formimi i trupit parlamentar ndërpartiak për pajtim dhe integrim, me kërkesë të grupit të ri parlamentar të pavarur nga OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni. Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk janë të pranishëm në këtë takim.

Të pranishëm janë një pjesë e deputetëve të grupit të ri parlamentar, përveç tre të akuzuarut për 27 prillin. Në takim marrin pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, përfaqësues të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti i pavarur Panço Minov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për sot caktoi koordinim me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësues të partive politike që nuk janë të përfshirë në grupe parlamentare. Koordinimi duhej të mbahej dje, por në takim nuk ishin të pranishëm nismëtarët e kësaj iniciative, për shkak obligimeve lidhur me vizitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i cili dje kishte fjalim para deputetëve në Kuvend.

Formimi i trupit për pajtim ishte një nga kushtet e tetë deputetëve opozitës për të votuar ndryshimet kushtetuese. Pritjet e tyre ishin se të gjitha grupet parlamentare do të përfshihen në punën e komisioni ndërpartiak, që do të fokusohet në ngjarjet e 27 prillit duke mos hequr mundësinë që të vazhdojë mandati i të njëjtit trup punues të funksionojë në të ardhmen për çështje të tjera politike.

Nga partia opzitare maqedonase OBRM-PDUKM e përsëritën qëndrimin se nuk do të marrin pjesë në punën e këtij trupim, ndërsa si arsye e përmendin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga kjo parti, megjithatë, lënë mundësi se do të respektojnë vendimet e këtij trupi nëse janë në drejtim të pajtimit jo-selektiv, por nuk heqin dorë nga kërkesa për ligjin për amnisti të plotë të të akuzuarve të 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat