Shkrepen disa plumba në drejtim të hotelit “Aleksandar Palace”, nuk ka të lënduar

Maqedonia

Shkrepen disa plumba në drejtim të hotelit “Aleksandar Palace”, nuk ka të lënduar

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Ilustrim

Në mëngjesin e sotëm janë gjuajtur disa plumba në drejtim të hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup. Nga MPB thonë se të lënduar nuk ka, ndërsa janë dëmtuar disa dritare dhe fasada.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:20. Në SPB Shkup është denoncuar se disa persona të panjohur kanë gjuajtur disa plumba drejt hotelit në bulevardin “8 Shtatori” në Shkup.

“Persona të lënduar nuk ka, ndërsa janë dëmtuar disa dritare dhe një pjesë e fasadës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për gjetjen e personave përgjegjës dhe zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat